UBT News

Autoritetet indiane nisin hetimet për vdekjen e manjatit rus, dyshohet se ra nga dritarja e hotelit

Autoritetet indiane nisën hetimet mbi vdekjen e biznismenit rus, Pavel Antov, i cili dyshohet se ra nga dritarja e dhomës së gjumit nga një hotel luksoz në shtetin Odisha.

Vdekja e tij ndodhi vetëm dy ditë pasi një nga shoqëruesit e tij në udhëtim, Vladimir Bidenov, 61 vjeç, u gjet pa ndjenja në hotelin në Rayagada pas një sulmi në zemër.

Policia vendase ka nisur të marrë në pyetje dëshmitarët e mundshëm dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë, por ka deklaruar se deri më tani nuk ka prova për rrethana të dyshimta.

“Të gjitha këndvështrimet e mundshme në lidhje me vdekjen e dy shtetasve rusë janë duke u verifikuar”, tha për AFP shefi i policisë rajonale, Rajesh Pandit./UBTNews/

Exit mobile version