UBT News

Autoritetet greke po akuzohen se po i lënë refugjatët pa ushqim

Autoritetet greke janë akuzuar për përjashtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve nga ndihma e ushqimit dhe parave nga disa organizata të ndryshme të të drejtave, transmeton UBT News.

Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, kjo po ndodh si shkak i politikave të ashpra dhe planifikimit të dobët.

“Megjithëse praktikat ndryshojnë nga rajoni në rajon, vlerësohet afërsisht se 60 përqind e njerëzve që jetojnë në kampe nuk marrin ushqim”, thanë 26 organizatat, përfshirë Këshillin Grek të Refugjatëve dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.

“Midis atyre që kanë mbetur të uritur, 25 përqind janë gra (përfshirë edhe gratë shtatzëna), familje me njërin prind, 40 përqind janë fëmijë, pacientë kronikë dhe pacientë me nevoja të veçanta mjekësore dhe ushqyese. Në disa vende, ushqimi as nuk sigurohet për ata që janë vënë në karantinë për shkak të COVID 19”, shtuan ata.

Megjithëse disa azilkërkues kanë marrë pjesë të ushqimit, sipas raporteve të organizatave, ushqimi ishte i cilësisë shumë të dobët dhe jo rrallë herë i gatuar plotësisht, përcjell UBT News.

Në përgjigje, Ministria e Migracionit tha, “Të gjithë azilkërkuesit në kampe në ishuj dhe kontinent kanë të drejtë për ushqim” dhe shtoi se ata morën tre vakte në ditë.

Ministria më tej theksoi se kjo nuk përfshin refugjatët që “duhet të largohen” nga kampet, ndërsa emigrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar “janë të detyruar të largohen nga vendi”.

Autoritetet gjithashtu këmbëngulën se “nuk kishte vonesë” në pagesat për banorët e kampit, të cilat do të merren në fund të tetorit.

Numri i saktë i refugjatëve dhe azilkërkuesve aktualisht në Greqi është i paqartë.

Një regjistrim që del në fund të muajit pritet të ndihmojë në sqarimin e çështjes, tha përfaqësuesja e agjencisë së OKB-së për refugjatët në Greqi, Mireille Girard, javën e kaluar. Ajo tha se vlerësimi i fundit i refugjatëve dhe azilkërkuesve në Greqi është rreth 96,000./UBTNews/

Exit mobile version