Autoritetet e Mianmarit dogjën pothuajse gjysmë miliardi dollarë drogë ilegale, por paralajmëruan se nuk po arrijnë të ndalojnë prodhimin dhe trafikimin e narkotikëve.
Sasi të mëdha të heroinës, kanabisit, metamfetaminës dhe opiumit u dogjën të hënën në qendrën tregtare Yangon në shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të Paligjshëm.
Rajoni kufitar “Trekëndëshi i Artë” i Mianmarit, Laosit dhe Tajlandës ka qenë prej kohësh një vatër e prodhimit dhe trafikut të paligjshëm të drogës, veçanërisht të meta dhe opiumit./UBTNews/