UBT News

Autoritetet e Mariupolit: Forcat ruse kanë bombarduar repartin e Gjinekologjisë

Këshilli i qytetit të Ukrainës juglindore, Mariupoli, ka postuar video të një reparti të gjinekologjisë të shkatërruar në qytet dhe ka akuzuar forcat ruse se kanë hedhur disa bomba mbi të.

“Shkatërrimi është i madh. Ndërtesa e objektit mjekësor ku u trajtuan fëmijët kohët e fundit është shkatërruar plotësisht. Informacioni për viktimat është duke u sqaruar”, tha këshilli.

“Një repart i Gjinekologjisë në qendër të qytetit, një repart për fëmijë dhe një departament i mjekësisë së brendshme … të gjitha këto u shkatërruan gjatë sulmit ajror rus në Mariupol”, tha Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk./UBTNews/

Exit mobile version