Autorët e prerjes së kokës së një ushtari ukrainas të parë në një video të publikuar në mediat sociale në fillim të kësaj jave duhet të mbahen përgjegjës, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak në një telefonatë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Duke diskutuar për prerjen e neveritshme të kokës së një ushtari ukrainas të shfaqur në mediat sociale ditët e fundit, Kryeministri tha se videoja ishte e tmerrshme dhe përgjegjësit duhet të jepeshin para përgjegjësisë”, tha Downing Street në një deklaratë.
Sunak theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme perëndimore për Ukrainën, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit midis NATO-s dhe Kievit. Dy liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt./UBTNews/