Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në Kiev bëjnë me dije se ushtria ukrainase ka nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse, në një përpjekje titanike për të mbrojtur kryeqytetin.
“Nata ishte shumë e vështirë. Por mund të themi se ushtria ukrainase tashmë ka nisur kundërpërgjigjen pranë Kievit. Shkatërruam 5 tanke”, raportoi këshilltari Vadym Denysenko.
Në orët e para të mëngjesit të shtëna artilerie janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas në anë perëndimore, për t’ua lënë radhës më pas shkëmbimit të zjarrit mes ushtarëve.
Informacionet rreth luftimeve në Kiev janë ende të pakta për momentin.