Trupat ruse hapën zjarr ndaj një autobusi evakuimi me 25 persona në bord nga qyteti i Popasnas, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk, Serhiy Haidai në një deklaratë në Telegram të premten.
“Ky evakuim ishte i veçantë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ishin 22 pasagjerë. Aty ishte një djalë 25-vjeçar, i cili u plagos në shpinë dhe këmbë dhe një grua e moshuar e paralizuar në dysheme”, tha Haidai.
Sipas Haidait, askush nuk u lëndua dhe pasagjerët tani janë të sigurt./UBTNews/