Autobusët e “Trafikut Urban” që nga sot janë të pajisur me Wi-Fi, duke u mundësuar udhëtarëve të shfrytëzojnë falas shërbimet e internetit.
Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha para gazetarëve se kostoja e këtij shërbimi është 2 mijë euro në muaj, ndërsa pajisjet janë dhuruar falas nga IPKO.