UBT News

Austria pezullon pagesat për agjencinë e ndihmës së OKB-së në Gaza

Austria është vendi i fundit që ka pezulluar pagesat për agjencinë e ndihmës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gaza, pasi Izraeli akuzoi disa nga anëtarët e stafit të saj për përfshirje në sulmet terroriste të Hamasit, të cilat nisën më 7 tetor.

“Akuzat se stafi i UNRWA-s është i përfshirë në sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor janë thellësisht tronditëse dhe jashtëzakonisht shqetësuese”, njoftoi zyra e jashtme në Vjenë.

Që nga 7 tetori, Austria ka dhënë 13 milionë euro (rreth 14 milionë dollarë) për popullsinë në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version