Austria ka shënuar një rekord të ri të infeksioneve me koronavirus, duke regjistruar 11,400 raste të reja në 24 orët e fundit.
Kjo shifër tregon se, shkalla e rasteve në vend për 100,000 persona tani është 700, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme dhe Shëndetësisë.
Në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, vendi ka rivendosur kontrollet që kufizojnë hyrjen në vendet e punës për ata që janë vaksinuar ose shëruar nga virusi, raporton ATSh.
Gjithashtu, mund të shkojnë në punë të gjithë ata që do të rezultojnë negativ pas testit.
Por, rregullat më të ashpra hynë në fuqi të hënën, që do të thotë se vende si sallonet e parukerive dhe baret janë të hapura vetëm për ata që janë vaksinuar ose mund të vërtetojnë se janë shëruar.
Qëllimi është që këto masa të kufizojnë transmetimin e virusit, por edhe të bindin më shumë njerëzit që të vaksinohen. Për momentin, vetëm rreth 65 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht.