Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.
Ministrja Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që Austria i ka ofruar Kosovës, duke e ndihmuar në zhvillimin e shumë sektorëve.
Palët diskutuan për marrëveshjet bilaterale, dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë.
Ambasadori Weidinger, theksoi përkushtimin e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së. U diskutua edhe çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjithashtu u bisedua edhe për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, rolin e veçantë që ka luajtur Austria në sigurimin e vaksinave për Kosovën si dhe për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. /UBTNEWS