UBT News

Austria e bën të detyrueshëm vaksinimin antiCOVID

Austria do të jetë vendi i parë evropian që do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të rritur nga 1 shkurti. Parlamenti i vendit e votoi vendimin të enjten me 137 vota pro dhe 33 kundër.

Të gjithë personat e moshës 18-vjeç e lart duhet të vaksinohen plotësisht – përveç shtatzënave dhe ata që janë shëruar së fundmi nga virusi brenda gjashtë muajve.

Nga marsi, ata që nuk posedojnë dëshmi vaksinimi do të dënohen me 600 euro – një shifër që mund të rritet në 3 mijë e 600 euro./UBTNews

Exit mobile version