UBT News

Austria do t’i lehtësojë masat antiCOVID më 5 mars

Pothuajse të gjitha masat kufizuese do të lehtësohen më 5 mars në Austri, përfshirë këtu heqjen e kufizimit të orarit si dhe hapjen e klubeve të natës, njoftoi kancelari i ri austriak, Karl Nehammer.

Njoftimi vjen pas lajmeve se personat e pavaksinuar mund të hyjnë në restorante dhe dyqane jo esenciale nëse janë të testuar. Qasja në mjedise shumë të ndjeshme si shtëpitë e kujdesit dhe spitalet do të mbetet e kufizuar për njerëzit që janë vaksinuar.

Për më tepër, do të lehtësohen edhe masat sa i përket mbajtjes së maskave. Kryesisht do të kërkohen në mjedise të ndjeshme dhe në transportin publik.

Nehammer tha se pandemia s’ka përfunduar ende, por u krijuan rrethanat që vendi të hapet ngadalë.

Austria u bë vendi i parë evropian që e bëri të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të rriturit që nga 1 shkurti./UBTNews

Exit mobile version