Austria do t’i izolojë nga nesër 2 milionë banorët e pavaksinuar për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe pas rritjes së presionit në spitale.
“Nuk është hap i lehtë, por i domosdoshëm”, deklaroi kancelari Alexander Schallenberg.
Të pavaksinuarit mund të dalin nga shtëpia për disa arsye të kufizuara, sikurse për punë ose për blerje të ushqimit.
Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është vaksinuar plotësisht, një nga vendet me shkallën më të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore.
Ndërkohë shkalla e infeksionit shtatëditor është më shumë se 800 raste për 100 mijë njerëz, një nga më të lartat në Evropë.
Në përgjithësi, Evropa është sërish rajoni më i prekur nga pandemia dhe disa vende po vendosin kufizime dhe paralajmërojnë për shtim të rasteve.
Të pavaksinuarve nuk i lejohet të hyjnë në ambiente hoteliere, turistike, argëtuese dhe sportive, por edhe në parukeri, sallone bukurie e të ngjashme.
Masat e reja – të cilat nuk zbatohen për fëmijët nën 12 vjeç ose ata që janë shëruar së fundmi nga COVID – fillimisht do të zgjasin për dhjetë ditë, tha Ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein./UBTNews