UBT News

Austria do të dëbojë katër diplomatë rusë

Austria ka revokuar statusin diplomatik të katër diplomatëve rusë, duke i shpallur ata “non grata”. Austria u ka dhënë një javë kohë atyre që të largohen nga vendi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë tha përmes një deklarate se dy diplomatë rusë në ambasadën në Vjenë ishin “angazhuar në akte të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”.

Nga Ministria nuk dhanë detaje të tjera./UBTNews/

Exit mobile version