Australia njoftoi sanksione të reja financiare dhe ndalimin e eksportit ndaj Rusisë. Kështu thuhet në një njoftim të përbashkët për media nga kryeministri Anthony Albanese dhe ministrja e jashtme, Penny Wong, të premten.
Sanksionet kanë në shënjestër 21 njësi, përfshirë filialet e kompanisë shtetërore të energjisë Rosatom dhe kompanitë më të mëdha ruse të naftës dhe arit.
Gjithashtu bëhet e ditur se në shënjestër janë edhe subjektet e mbrojtjes që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë dhe pesë banka ruse, si dhe tre individë.
Ministrja e Jashtme, Penny Wong tha se sanksionet synojnë sektorë me rëndësi ekonomike dhe strategjike për Rusinë./UBTNews/