Australia vendosi sanksione të tjera dhe ndalesa në udhëtim kundër anëtarëve të Parlamentit rus dhe separatistëve ukrainas të mërkurën, sipas një njoftimi që u lëshua nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në listën e re u përfshinë 110 individë, në mesin e tyre edhe 34 “anëtarë të lartë të lëvizjeve të udhëhequra nga Rusia” në Donetsk dhe Luhansk.
“Këta individë kanë shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përmes pohimit të tyre të autoritetit qeveritar mbi zonat e Ukrainës pa autorizimin e qeverisë ukrainase”, thuhet në deklaratë.
Në mesin e të sanksionuarve janë edhe 76 anëtarë të Dumës së Shtetit, parlamentit të Rusisë. Personat e sanksionuar votuan “për të njohur Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura”, thuhet në deklaratë.
Të martën, ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter tha se ShBA-ja ka raporte kredibile që Rusia do të provojë të aneksojë regjionet e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut diku ka mesi i muajit maj.
Politikani rus, Oleg Matveichev u sanksionua gjithashtu nga Australia “për përhapjen e dezinformatave dhe propagandës”./UBTNews/