UBT News

Australia shtyn hapjen e kufijve

Australia po shtyn planet për rihapje të kufijve për shkak të frikës rreth variantit të ri të COVID-it.

Vende ka paraparë të lejonte hyrjen e migrantëve të vaksinuar dhe studentëve të huaj nga 1 dhjetori. Por kryeministri Scott Morrison tha se shtyrja prej dy javësh ishte “e domosdoshme”, për shkak të zbulimit të variantit Omicron.

Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant. Omicron besohet se është më infektues se variantet paraprake.

Kjo bëri që Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lëshojnë një ndalim udhëtimi në vendet e Afrikës Jugore – një vendim i kritikuar nga Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa./UBTNews

Exit mobile version