UBT News

Australia pritet të goditet nga cikloni më i fuqishëm në më shumë se një dekadë

Një ciklon i madh po intensifikohet në brigjet e Australisë Perëndimore me paralajmërime se mund të jetë stuhia më e fuqishme që do të arrijë në tokë në më shumë se një dekadë me erëra mjaftë të forta.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë (BOM) tha se cikloni Ilsa pritet të arrijë në tokë vonë të enjten ose herët të premten, diku midis qyteteve Broome dhe Port Hedland.

“Erërat e këtij cikloni jo vetëm që kanë aftësinë të rrëzojnë pemë dhe linja elektrike, por të heqin sende nga oborri dhe shtëpia juaj”, tha meteorologia e lartë e BOM, Miriam Bradbury.

Autoritetet lokale paralajmëruan banorët që të lidhin çdo gjë që mund të tërhiqet nga erërat e forta./UBTNews/

Exit mobile version