Australia planifikon të nxjerrë si të jashtëligjshme shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive nga java e ardhshme, nën disa nga kufizimet më të ashpra. Qeveria kishte arritur një kompromis me partinë e vogël të të Gjelbërve për të vendosur kufizime të ligjshme përmes Senatit këtë javë, tha Ministri i Shëndetësisë, Mark Butler.
“Ligjet tona lider në botë do t’i kthejnë cigaret elektronike si produkte terapeutike për të ndihmuar duhanpirësit të largojnë këtë zakon,” tha Butler në një deklaratë.
Nga e hëna e javës së ardhshme, do të jetë e paligjshme furnizimi, prodhimi, importimi ose shitja e një cigareje elektronike jashtë një farmacie në Australi. Ndalimi vlen për të gjitha, pavarësisht nëse përmbajnë nikotinë./UBTNews/