UBT News

Australia në zgjedhje muajin e ardhshëm

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thirrur zgjedhje federale për datën 21 maj. Koalicioni qeverisës i Morrison ka 76 vende në Dhomën e Përfaqësuesve – minimumi i nevojshëm për të qëndruar në pushtet.

Sipas sondazheve, do të ketë ndërrim qeverish. Supozohet se Partia Laburiste e opozitës, e udhëhequr nga Anthony Albanese, do ta marrë pushtetin.

Megjithatë, në zgjedhjet e fundit Morrison fitoi pavarësisht se sondazhet e parashikonin të kundërtën./UBTNews/

Exit mobile version