UBT News

Australia kundër dozës së pestë të vaksinës së COVID-19

Autoritetet shëndetësore australiane kanë rekomanduar që të mos merret doza e pestë e vaksinës kundër COVID-19, edhe pse iu kërkuan banorëve që të regjistrohen për dozat përforcuese, ndërsa vala e fundit e COVID-19 po përhapet me shpejtësi.

Rastet mesatare ditore kanë qenë 47% më të larta javën e kaluar sesa një javë më parë, tha ministri i Shëndetësisë, Mark Butler në një konferencë për shtyp të martën, duke dhënë rekomandime rreth vaksinimit.

Butler tha se Grupi Këshillimor Teknik australian për imunizimet (ATAGI) ka rekomanduar kundër një doze të pestë ose përforcues të tretë, meqë provat nga vala e fundit e COVID-19 në Singapor dëshmoi se simptomat e rënda dhe vdekja janë të rralla në mesin e të vaksinuarve dhe se doza e pestë kishte ndikim minimal në përhapjen e virusit.

Rekomandimet rreth dozave përforcuese do të bëhen në fillim të vitit të ardhshëm./UBTNews/

Exit mobile version