Blerja e një cigareje elektronike në Australi është vështirësuar, kjo pas prezantimit të disa prej ligjeve më të ashpra në botë, të cilat kufizojnë shitjen e cigareve elektronike me nikotinë në barnatore.
Duke filluar që nga sot, përdoruesve të cigareve elektronike do t’iu duhet të prezantojnë udhëzimin e mjekut në barnatore për të blerë cigare elektronike dhe kryesisht do të jenë tri shije: nenexhik, mentol dhe duhan.
Qeveria australiane thotë se pavarësisht që dhjetra vende e kanë ndalur shitjen e cigareve elektronike, por me ndalimin e shitjes së tyre në dyqane, stacione shërbimi dhe te shitësit me pakicë, Australia është lidere në vendosjen e legjislacionit për ndalimin e cigareve elektronike.
Autoritetet australiane thonë se ky veprim shënon fundin e markave shumëngjyrëshe dhe shijeve argëtuese që autoritetet thonë se ishte një tentativë për t’ua imponuar fëmijëve përdorimin e cigareve elektronike./UBTNews/