UBT News

Australia kërkon ‘pëlqimin prindëror’ për të miturit në rrjete sociale

Australia po kërkon nga rrjetet sociale që ta marrin ‘pëlqimin prindëror’ nga përdoruesit në moshën 16-vjeçare dhe po i kërcënon platformat sociale me gjobë deri në 7.5 milionë dollarë nëse s’e respektojnë këtë praktikë, sipas një drafti të publikuar të hënën.

Rrjetet sociale, të cilat kanë forume anonime si Reddit dhe aplikacione për takime në smartphone si Bumble, do t’u kërkohet gjithashtu të ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm për të përcaktuar moshat e përdoruesve dhe për t’u dhënë përparësi interesave të fëmijëve kur mbledhin të dhëna, tha Projektligji i Privatësisë Online.

Me këtë propozim, Australia do të jetë një nga vendet me të rrepta sa i përket kontrolleve të moshës për rrjetet sociale, dhe po synon të frenojë fuqinë e Big Tech, pas licencimit të mediave dhe ashpërsimit të ligjeve kundër dezinformatave dhe shpifjeve në internet./UBTNews

Exit mobile version