Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se do të vendosë rregulla më të rrepta, duke përfshirë kufizimet kohore për licencimin, në agjendën e kabinetit të tij.
Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, është zotuar për një përgjigje dërrmuese ndaj sulmit në Sydeny ku mbetën të vrarë 15 persona. A
Sipas CNN, Australia tashmë ka disa nga ligjet më të rrepta për armët në botë.
Viktima më e re është një fëmijë: Një vajzë 10-vjeçare me emrin Matilda është identifikuar si një nga 15 të vrarët në sulm. Ajo po festonte natën e parë të Hanukkah me familjen e saj kur personat e armatosur hapën zjarr. Ajo vdiq nga plagët e marra në spital.
Të dyshuarit babë e bir: Djali 24-vjeçar, i cili kishte lindur në Australi, ishte ekzaminuar më parë nga agjencia e sigurisë së vendit ASIO, e cila vlerësoi se nuk kishte kërcënim për përfshirjen e tij në dhunë. Babai, të cilin policia e qëlloi dhe e vrau në vendngjarje, kishte një licencë gjuetie rekreative dhe ishte pjesë e një klubi armësh. Ai mbërriti në Australi në vitin 1998.
Policia ka bastisur një shtëpi periferike në Sydney në lidhje me sulmin. Nuk është e qartë se kush jetonte në shtëpi. Fqinjët përshkruan skena kaosi dhe frike ndërsa oficerët mbushën rrugën e tyre zakonisht të qetë.
38 persona po trajtohen në spital dhe ky numër është pak më i ulët se 40 të raportuar si nën trajtim spitalor në një përditësim të mëparshëm nga zyrtarët./S.K/EO/
