UBT News

Australia i jep Twitter-it 28 ditë për të zgjidhur çështjen e “toksicitetit dhe urrejtjes”

Mbikëqyrësi i sigurisë në internet i Australisë i ka dhënë Twitter-it 28 ditë për të zgjidhur çështjen e “toksicitetit dhe urrejtjes” në platformën e tij, duke kërcënuar se do të gjobisë kompaninë nëse nuk e respekton këtë vendim.

Twitter është platforma ndaj së cilës ka më së shumti ankesa qëkur Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë dhe i vetëshpallur “absolutist i fjalës së lirë”, mori kontrollin e platformës vitin e kaluar.

Kompania hoqi ndalimet për 62 mijë llogari të raportuara, duke përfshirë edhe ato që lidhen me njerëz që nxisin retorikë naziste dhe komisionerja e sigurisë elektronike, Julie Inman Grant, tha se kjo platformë është përgjegjëse për një në tri ankesa për urrejtje në internet në Australi, edhe pse kjo platformë ka më pak përdorues sesa TikTok-u, Facebook-u dhe Instagrami.

Inman Grant, i cili dikur punonte për Twitter, i dha kompanisë 28 ditë për të dëshmuar se po e trajton me seriozitet problemin ose do të përballet me gjobë prej 700 mijë dollarësh australianë (476,000 dollarë) për çdo ditë që humb afatin./UBTNews/

Exit mobile version