Kriminelët kibernetikë në Rusi qëndrojnë pas sulmit kibernetik ndaj një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në Australi, Medibank, tha të premten Policia Federale Australiane (AFP). Ato të dhëna u publikuan në internet.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp, komisioneri i AFP, Reece Kershaw u tha gazetarëve se hetuesit e dinë identitetin e individëve përgjegjës për sulmin ndaj Medibank, por nuk dha më shumë detaje.
“AFP po ndërmerr masa të fshehta dhe po punon gjatë gjithë kohës me agjencitë tona vendase dhe rrjetet ndërkombëtare, përfshirë Interpolin. Kjo është e rëndësishme sepse ne besojmë se ata që janë përgjegjës për vjedhjen e të dhënave janë në Rusi”, tha ai.
Medibank thotë se të dhënat e vjedhura u përkasin 9.7 milionë klientëve të kaluar dhe të tanishëm, përfshirë edhe 1.8 milion klientëve ndërkombëtarë./UBTNews/