UBT News

Australia e gjobit rrjetin “X”

FILE PHOTO: The logo of social media platform X, formerly Twitter, is seen alongside the former logo in this illustration taken, July 24, 2023. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

Australia e gjobiti rrjetin social “X”, për shkak të dështimit për t’iu përgjigjur dilemave rreth abuzimit me fëmijë. Qeveria e Australisë vendosi një gjobë prej 610 mijë dollarësh amerikanë për mospërputhjen e kompanisë të miliarderit Elon Musk me ligjin kombëtar, i cili parasheh që rrjetet sociale të tregojnë se si po trajtojnë përmbajtjet lidhur me abuzimin seksual të fëmijëve.

“Kompanitë mund të bëjnë deklarata të thata sikurse ‘abuzimi me fëmijë është prioritet i yni për ta trajtuar’, por ajo çfarë duam të themi është të na dëshmoni”, deklaroi Julie Inman Grant, komisionerja nga eSafety.

“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për sa i përket parandalimit në llojet e kundërshtimit që po shohim nga kompanitë, por sepse ky informacion është në interesin publik”, deklaroi ajo tutje.

Në muajin shkurt, Inman Grant kishte pyetur pesë firma teknologjike – X, TikTok, Google (përfshirë YouTube), Discord dhe Twitch – për hapat që po merrnin për të trajtuar “përhapjen” e krimeve kundër fëmijëve që ndodhin në shërbimet e tyre./UBTNews/

Exit mobile version