UBT News

Australia do të ndalojë simbolet naziste

Australia do të ndalojë simbolet naziste, në përpjekje për të goditur grupet e ekstremit të djathtë.

Shfaqja e këtyre simboleve është e dënueshme deri në një vit burgim. Megjithatë ligjet e reja nuk vlejnë edhe për përshëndetjen naziste.

Simbolet naziste tashmë janë të ndaluara në shumë shtete, por shfaqja e tyre nuk do të lejohet askund, thotë qeveria. Ky vendim vjen në mes të një ringjalljeje të aktivitetit të së djathtës ekstreme.

Ndalimi përfshin tregtimin dhe shfaqjen publike të flamujve, shiritave, bluzave, shenjave dhe publikimin e simboleve në internet që promovojnë ideologjinë naziste./UBTNews/

Exit mobile version