Australia ka vendosur të ekzaminojë dhe heqë teknologjinë e vëzhgimit të prodhuar nga Kina, e përdorur në ndërtesat qeveritare.
Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles tha të enjten se kamerat e prodhuara në Kinë mund të përbëjnë një rrezik sigurie për vendin.
Dy kompani, Hikvision dhe Dahua, kanë ofruar të paktën 913 kamera, intercom, sisteme elektronike të hyrjes dhe videoregjistrues në mbi 250 ndërtesa të qeverisë australiane.
Të dyja kompanitë janë pjesërisht në pronësi të qeverisë kineze.
“Ne nuk do të kishim asnjë mënyrë për të ditur nëse informacioni i ndjeshëm, imazhet dhe audiot e mbledhura nga këto pajisje po dërgohen fshehurazi në Kinë kundër interesave të qytetarëve australianë”, tha ministri në hije për Sigurinë Kibernetike, James Paterson, i cili kërkoi auditimin.
Kontrollet erdhën pasi Britania në nëntor njoftoi se do të ndalonte instalimin e kamerave kineze të sigurisë në ndërtesa të ndjeshme.
Disa shtete amerikane kanë ndaluar gjithashtu shitësit dhe produktet nga disa kompani teknologjike kineze./UBTNews/