Të enjten, Australia konfirmoi se po blen dy sisteme të avancuara raketore dhe raketash, përfshirë edhe një të përdorur nga Ukraina kundër Rusisë, si parandalim ndaj kërcënimeve të mundshme rajonale për sigurinë e saj.
Blerja e sistemeve, raketave të goditjes detare (NSM) dhe sistemit të raketave të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), ka filluar që nga pranvera e kaluar, kur ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Peter Dutton tha se lufta në Ukrainë dhe kërcënimet e afërta nga Kina, treguan nevojën që Australia të përmirësojë sistemet e saj të armëve mbrojtëse.
Edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Richard Marles e përsëriti këtë pikë në një deklaratë të enjten në lidhje me dy marrëveshjet, me të cilat çmimi total shkon në 684 milionë dollarë.
Raketat HIMARS janë parë si ndryshim i madh për Ukrainën qëkur Shtetet e Bashkuara filluan të furnizojnë Kievin me to verën e kaluar. Vetëm javën e kaluar, sulmet e HIMARS-it janë bërë tituj për vrasjen e dhjetëra rekrutëve rusë që strehoheshin në një shkollë profesionale në rajonin e pushtuar të Donjeckut./UBTNews/