Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese tha të martën se dëshiron që Julian Assange të kthehet në shtëpi në Australi sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi themeluesi i WikiLeaks u largua nga Britania para pranimit të fajësisë për shkeljen e ligjit të spiunazhit të SHBA-së.
“Pavarësisht pikëpamjeve që njerëzit kanë për Assange dhe aktivitetet e tij, procesi është zvarritur për një kohë shumë të gjatë”, tha Albanese.
“Nuk ka asgjë për të fituar nga burgimi i tij i vazhdueshëm dhe ne duam që ai të sillet në shtëpi në Australi”./UBTNews/