Australia po dërgon trupa paqeruajtëse në Ishujt Solomon, ndërsa trazirat tronditën kryeqytetin Honiara për të dytën ditë.
Kryeministri Scott Morrison thotë se policia dhe trupat e armatosura do të siguronin stabilitet dhe siguri në kombin e Ishullit Paqësor.
Dhuna filloi të mërkurën kur protestuesit sulmuan parlamentin në përpjekje për ta rrëzuar kryeministrin, Manasseh Sogavare.
Të enjten, turma ia vuri flakën ndërtesave të Qeverisë, stacionit policor dhe bizneseve. Morrison tha se pranoi kërkesë për ndihmë nga kryeministri i Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare sipas një traktati sigurie që vendi nënshkroi me Australinë në vitin 2017.
Kryeministri Sogavare dha garanci se Qeveria e tij është nën kontroll./UBTNews