Koralet spektakolare të Barrierës së Madhe të Australisë po vuajnë “zbardhjen masive” pasi koralet humbasin ngjyrën e tyre nën stresin e deteve më të ngrohta, thanë autoritetet të premten.
Sistemi më i madh i shkëmbinjve koralorë në botë, po tregon efektet e të nxehtit, shtuan ata.
Pamjet ajrore treguan zbardhjen e koraleve në shkëmbinj nënujorë të shumtë në një zonë të madhe të sistemit,“duke konfirmuar një ngjarje të zbardhjes masive, e katërta që nga viti 2016”, thuhet në raport.
Kjo zonë, shtëpia e rreth 1,500 llojeve të peshqve dhe 4,000 llojeve të molusqeve, po vuante pavarësisht efektit ftohës të fenomenit të motit La Nina, i cili aktualisht po ndikon në klimën e Australisë, sipas autoriteteve.
Megjithëse koralet e zbardhura janë nën stres, ato ende mund të rikuperohen nëse kushtet bëhen më të moderuara.
Raporti i zbardhjes masive doli katër ditë pasi Kombet e Bashkuara filluan një mision monitorimi për të vlerësuar nëse vendi i Trashëgimisë Botërore po mbrohet nga ndryshimet klimatike./UBTNews/