UBT News

Australia bllokon ndërtimin e ambasadës së re ruse

Australia miratoi të enjten legjislacionin përmes së cilit synon të pengojë Rusinë në ndërtimin e një ambasade afërt parlamentit të vendit në Kanberra.

Projektligji u miratua në të dy dhomat e parlamentit më pak se dy orë pasi u prezantua.

Qeveria australiane vendosi të veprojë pasiqë Rusia fitoi një çështje në Gjykatën Federale muajin e kaluar që parandaloi dëbimin e saj nga vendi tani në ndërtim.

Qiraja u anulua nga autoritetet lokale të Kanberrës për shkak të mungesës së aktivitetit të ndërtimit qëkur iu dha qiraja në zonën diplomatike të Yarralumla në vitin 2008.

Sipas kushteve të qirasë, Rusia u pajtua të përfundojë ndërtimin brenda tri viteve./UBTNews/

Exit mobile version