UBT News

Australi: Të dhënat e vjedhura nga kompania e sigurimeve shëndetësore janë të disponueshme në internet

Të dhënat personale të qindra australianëve janë postuar në internet pasi u vodhën nga kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Australi, Medibank.

Disa të dhëna sikurse historia e procedurave mjekësore, u publikuan së bashku me emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e identifikimit të qeverisë.

Kryeministri Anthony Albanese tha se si klient i Medibank është ndër ata që shqetësohen se të dhënat e tyre mund të bëhen publike.

“Kjo është vërtet e vështirë për njerëzit”, tha ai të mërkurën.

Të dhënat e 9.7 milionë klientëve të Medibank u vodhën muajin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version