Të dhënat personale të qindra australianëve janë postuar në internet pasi u vodhën nga kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në Australi, Medibank.
Disa të dhëna sikurse historia e procedurave mjekësore, u publikuan së bashku me emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e identifikimit të qeverisë.
Kryeministri Anthony Albanese tha se si klient i Medibank është ndër ata që shqetësohen se të dhënat e tyre mund të bëhen publike.
“Kjo është vërtet e vështirë për njerëzit”, tha ai të mërkurën.
Të dhënat e 9.7 milionë klientëve të Medibank u vodhën muajin e kaluar./UBTNews/