UBT News

Australi: Babai lejon të birin 2-vjeçar të luajë me gjarprin 3 metra të gjatë

Matt Wright është një dashamirës i zvarranikëve, i cili njihet  në Australi për kontaktin e afërt që ka me krokodilë dhe gjarpërinj, duke rrezikuar jetën në emisionin  tij për ‘National Geographic’.

Sidoqoftë, eksperti i zvarranikëve akuzohet se rrezikoi sigurinë e të birit, pasi e filmoi atë duke luajtur me një gjarpër të madh.

“Të mësosh punën”, shkruhet  krahas videos në fjalë, e cila u publikua në Instagram  nga vetë Matt.

Videoja tregon djalin 2-vjeçar që tërheq bishtin e një gjarpri të quajtur  “Python Olive”, që konsiderohet si gjarpri i dytë më i madh i Australisë me një gjatësi maksimale mbi 3 metra.

Në një moment, zvarraniku i madh përpiqet të mbështillet rreth një shtylle druri, duke bërë që babai të nxisë djalin e tij që ta “tërheqë atë”.

\https://www.instagram.com/p/CUdYl01hDbV/?utm_source=ig_web_copy_link

Videoja i ndau  shikuesit më dysh, një pjesë e tyre  akuzojnë  prezantuesin televiziv për vënien në rrezik të jetës së 2-vjeçarit.

Ndërsa të tjerë vlerësojnë faktin që Matt mëson vogëlushin të mos ketë frikë dhe të respektojë kafshët e egra.

Exit mobile version