Policia australiane e ka arrestuar një prej njerëzve më të kërkuar të vendit pas një kërkimi 12-vjeçar.
Graham Potter, 64-vjeçar, u arratis që nga viti 2010 pasi nuk u paraqit në gjykatë për t’u përballur me akuzat për vrasje në shtetin e Victoria-s. Policia e arrestoi atë mëngjesin e së hënës pasi u njoftuan se ai ishte mijëra kilometra larg nga Queensland. Ai u arrestua në një shtëpi në Ravenshoe, në veriun e largët të Queensland. Përveç kësaj ai akuzohet, për posedim të kokainës në vlerë 440 milionë dollarë.
Një shpërblim prej 100 mijë dollarësh australianë u ofrua për atë që kanë informacion që do të çojë në arrestimin e tij.
Potter do të ekstradohet në Victoria, ku do të përballet me gjyqin të martën./UBTNews