Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të mërkurën se ai është “i bindur” se Suedia do t’i bashkohet NATO-s deri në muajin korrik.
“Unë bashkohem me 30 ministrat e tjerë të mbrojtjes në aleancë dhe e di se ata ndihen në të njëjtën mënyrë”, tha Austin, duke folur së bashku me ministrin suedez të Mbrojtjes, Pål Jonson, në Stokholm.
Së fundmi, Finlanda iu bashkua NATO-s më 4 prill të këtij viti./UBTNews/