UBT News

Auckland sërish në izolim

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se qyteti i Aucklandit do të izolohet, pas shfaqjes së tri rasteve me COVID-19.

Këto masa do të zgjasin së paku tri ditë, dhe do të ju kërkohet banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Ky vendi i ka mbyllur kufijtë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Që nga mbrëmja e sotme, Auckland do të kalojë në nivelin 3 për tre ditë. Pjesa tjetër e Zelandës së Re do të kalojë në nivelin 2 për të njëjtën periudhë.

Zelanda e Re, me një popullsi prej 5 milionë banorë, ka regjistruar 2 mijë e 300 raste me COVID-19 dhe 25 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version