Kryebashkiaku i Chernihiv tha se bombardimet ruse shkatërruan repartin onkologjik të një spitali në qytetin verior të Ukrainës, vetëm disa ditë pasi Rusia tha se do të “ulte në mënyrë drastike” sulmet e saj ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.
“Disa predha goditën drejtpërdrejt spitalin rajonal dhe një nga ndërtesat e spitalit, në fakt njësia onkologjike, u shkatërrua plotësisht. Tre persona pësuan lëndime të rënda”, tha kryebashkiaku Vladyslav Atroshenko për CNN nëpërmjet një përkthyesi.
Ai tha gjithashtu se nuk ka ujë apo energji elektrike dhe qyteti mund të mbarojë pa ushqime dhe ilaçe brenda një jave. Furnizimet e vetme që vijnë po sigurohen nga ushtria dhe vullnetarët.
“Për momentin po kalojmë një katastrofë të plotë humanitare”, tha ai./UBTNews/