UBT News

​“Ato janë ne”, mesazhi në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

“Ato janë ne”, është mesazhi në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë ngjyrosur duart me ngjyrë portokalli dhe më pas kanë lënë shenjat në banerin e vendosur pranë sheshit të kryeqytetit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se nga janari e deri më tani janë raportuar rreth dy mijë raste të dhunës ne familje. Sipas saj, 90 për qind prej tyre janë ndaj vajzave dhe grave.

Exit mobile version