Skuadra e Atletico Madridit po e përgatit ofertën për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, ka njoftuar të hënën sajti italian “Calciomercato”.
Mësohet se Atletico është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur Napolin në lirimin e mesfushorit 24-vjeçar.
Në fakt, Ruiz ka kërkuar largimin nga Napoli këtë verë dhe gjasat janë të mëdha që të transferohet te Atletico Madridi.
Ruiz këtë edicion, ka një gol e një asistim në 31 ndeshje për Napolin në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Real Betisi e Elche.