UBT News

ATK: Mbi 1 milion euro gjoba për bizneset që s’lëshuan kupon fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se kanë dhënë 3 mijë e 817 gjoba për bizneset që nuk kanë lëshuar kupona fiskal. Sipas ATK-së, vlera e gjobave është mbi 1 milion euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës, në përpjekje për të siguruar zbatimin e legjislacionit tatimor dhe për të monitoruar përpjekjet e bizneseve në përmbushjen e detyrimeve tatimore, ka kryer 3,188 vizita permbushëse në biznese të ndryshme të vendit, ku për mos-lëshim të kuponëve fiskal, ka rezultuar me aplikim të 3,817 gjobave në vlerë mbi 1 milionë euro. Përderisa, nga janari deri tani janë printuar 317,598,532 kuponë fiskal. Memorizimi i të dhënave përmes pajisjes elektronike fiskale është tejet relevant për institucionin tatimor, duke pas parasysh që PEF mundësojnë vërtetësinë e qarkullimit që kanë bizneset në baza ditore”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version