UBT News

ATK-ja tejkalon planin për 18%, për gjashtë muaj u inkasuan mbi 390 milionë euro

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka prezantuar raportin e punës prej muajit janar deri në qershor.

Murtezaj me këtë rast tha se ky vit ka qenë sfidues për shkak të pandemisë, duke shtuar se qëllim kanë pasur ofrimin e shërbimeve më të mira për tatimpaguesit.

Sipas tij, kanë arritur që për 18% të tejkalojnë planin e të hyrave duke realizuar të hyra tatimore 293 milionë dhe kontribute 100 milionë euro.

“Për ATK pjesa e parë e vitit 2021 ishte me shumë sfida dhanë zhvilluar një mori aktivitetesh. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe ofrimi i lehtësirave për tatimpaguesit. ATK-ka krahasuar me raportin e vitit 2018 është në vendin e parë në raport me vendet e Ballkanit. Aktivitet e ATK janë të hyrat, borxhet”.

“Janar-qershor ATK-ka ka arritur rekord në realizimin e planit në ligjin e buxhetit duke tejkaluar 18% në raport me planin. Janar-qershor kemi arritur të hyra tatimor 293 milionë dhe kontribute 100 milionë euro. Në vitin 2020 ka pasur rënie dhe kanë qenë 216 milionë euro. Kontribuuesi kryesor vazhdon të jetë TVSh. Indikator që është i ndërlidhur është edhe qarkullimi ku në vitin 2021 ka arritur 4.9 milionë euro”. 

Sa i përket stokut të borxheve ai tha se në vitin 2019 ishte viti i kthesës, por në vitin 2020 u detyruam që të kenë tolerancë në menaxhim të borxheve.

Murtezja tha se bashkë me Policinë dhe Prokurorinë janë dukë ndërmarrë veprimet e nevojshëm për luftimin e informalitetit.

“Si rezultat i vendimit të Qeverisë është arritur të paguhen 22.4 milionë euro dhe të falen 8 milionë euro. Ne kemi parim kryesor mbledhjen e borxheve dhe të arrihet të inkasohen të hyrat. Vazhdimisht jemi detyruar të aplikojmë që të luftojmë informalitetin”.

“Synim i joni është që këto pasqyra financiare të lidhet me sistemin bankar. Pjesë tjetër e reformave është edhe funksioni i rimbursimit të TVSh e cila ka pasur qëllim t’i reformojë indikator. Nga një numër i indikatorëve kemi vetëm 6. Mesatarja e gjitha kërkesave është arritur të realizohet janë 21.6 në ditë”. 

“Poashtu kemi edhe hetimet tatimore që funksionon me Prokurorinë dhe Policinë dhe në këtë drejtim objektiv i tyre është të luftohen informalitetit. Pjesë tjetër është zhvillimi i planit strategjik ku do ta kemi planin 2021-2025, përmbushja e objektivave me planin vjetor të punës, modernizimi i ATK, implementimi i planit afatmesëm”.

Exit mobile version