UBT News

ATK do t’i hetojë këngëtarët e gastronominë në lidhje me deklarimin e të hyrave

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë aktivitetin e tyre për të evidentuar aktivitetet për veprimtarinë gastronomi/hoteleri, këngëtar, si dhe sallonet e bukurisë në sezonin e verës.

Në një konferencë për medie të mërkurën, drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se kanë informata se shumë persona kanë deklaruar më pak se të hyrat në realitet.

“Nga inspektimet që kemi bërë, ka rezultuar se sektori i Gastronomisë është njëri ndër sektorët që bën rreziqe në mospërmbushje të obligimeve tatimore. Në kuadër të kësaj, ne fillimisht kemi filluar me inspektime në terren dhe njëkohësisht kemi siguruar fakte e informata të cilat e kompletojnë dosjen qoftë person fizik ose person afarist me ç’rast kemi ardh në përfundim gjithnjë duke menduar që të minimizojmë çdo mundësi çdo mundësi biznes ose person fizik të shmang pagesat tatimore”, tha ai.

“Kjo mospërputhje sigurisht se do të reflektojë me veprimet tona dhe pastaj pas afateve të rregullta ne do të jemi të detyruar që fillimisht të bëjmë krahasimin e tyre me të dhënat që ne i kemi, ne do të vazhdojmë me procedurat tona ndëshkimore”, tha ai.

Exit mobile version