UBT News

ATK: 184.3 milionë euro tatime të mbledhura për janar-shkurt 2025

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet.

“Viti i kaluar ishte një vit i jashtëzakonshëm për ATK-në, në aspektin e realizimit të objektivave, por edhe i vlerësimeve nga institucionet ndërkombëtare. Në vitin 2024 janë mbledhur të hyra rekorde, duke tejkaluar parashikimet dhe duke konfirmuar angazhimin e menaxhmentit dhe stafit të ATK-së për një sistem tatimor efikas, të drejtë dhe transparent”, thuhet në njoftim.

Po ashtu njoftohet se të dhënat statistikore për dy muajt e parë të vitit 2025 tregojnë se këto të hyra premtojnë realizimin e  projeksionit të planifikuar.

“Janë gjithsejtë 184.3 milionë euro tatime të mbledhura vetëm për këta dy muaj, që në krahasim me janar-shkurt nga vitit 2024 janë 7.2  % më shumë, apo 12.3 milionë euro. ATK në muajt në vijim sigurisht që do të vazhdoj me intensifikimin e angazhimit për të lehtësuar përmbushjen vullnetare të tatimeve, për të rritur mbikëqyrjen dhe për të përmirësuar mekanizmat e institucionit. Do të vazhdohet gjithashtu me implementimin e projekteve dhe reformave të reja, që synojnë rritjen e disiplinës tatimore dhe përmirësimin e ambientit të të bërit biznes”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version