UBT News

Atiq i kërkon KOSTT-it dhe ZRrE-së që të nisë faturimi i rrymës në komunën e Mitrovicës së Veriut

Kosovska Mitrovica, 27.03.2018. - U severnoj Kosovskoj Mitrovici jutros je mirno i odvijaju se uobicajene aktivnosti, ali se oseca ogorcenje i bes zbog hapsenja direktora Kancelarije Kosova i Metohije Marka Djurica i ponasanja pripadnika Kosovske policije. Uz vest Bete. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/DS)

Kryetari i ri i komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të hënën i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për të filluar pagesën e faturave të energjisë elektrike në insitucionet publike të kësaj komune.

Po ashtu Atiq ka kërkuar që të marrë informatat për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.

“Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të komunës sonë. Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoi”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Në katër komunat veriore të Kosovës, serbët nuk kanë paguar asnjëherë rrymën e shpenzuar në atë pjesë.

Exit mobile version