Atentat në Krujë, vritet 46-vjeçari, plagoset nipi, në shënjestër ishte një tjetër
Një atentat me pasojë vdekjen e një 46-vjeçari ka ndodhur në orët e para të kësaj të marteje në Krujë.
Ka humbur jetën Ramazan Sino dhe është plagosur nipi i tij Alvi Bejtja. Mësohet se Sino ka qenë te nipi në fshatin Larushk, shkruan Tch.
Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë. Autor/ët kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit me iniciale Gentjan Bejtja dhe drejt nipit të tij 18-vjeçar.
Viktima që ndodhej në oborrin e banesës së kunatit ka humbur jetën, ndërsa i riu është dërguar në spital.
Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve.